Ky është Xhevahir Jonuzi, 47 vjeç, banues në fshatin Hoshtimë, i cili mbeti i plagosur gjatë një operacioni policor mëngjesin e sotëm pranë banesës së tij ku forcat e RENEA dhe efektivët e Policisë së Vlorës kishin shkuar për ta arrestuar.
Ai ka tentuar t’i ikë forcave të policisë dhe me armë në dorë ka qëlluar drejt efektivëve. Këta të fundit i janë përgjigjur duke hapur zjarr dhe në këto rrethana, Jonuzi ka mbetur i plagosur në këmbë.
Ekipi i Reneas i ka dhënë ndihmën e parë të plagosurit dhe e ka dërguar menjëherë në spital, ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Xhevahir Jonuzi renditej në listën e policisë si një nga 8 më të rrezikshmit e Vlorës. Këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 25 vite burg për “Vrasje me paramendim”.
/DRONI.al/












