Dua Lipa bëhet shqiptarja e parë që arrin të shikohet 2 miliardë herë në një vidoe në Youtube.
Super hiti ‘New Rules’ nga këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, ka arritur që të hyjë në listën e ngushtë të këngëve që kanë mbi 2 miliardë shikime në platformën muzikore Youtube.
Videoklipi i këngës së famshme është shikuar e komentuar shumë dhe kënga vazhdon të dëgjohet akoma edhe gati 3 vjet pas lansimit, shkruan Gazeta Express.
Videoja ka 10 milionë ‘pëlqime’, 315 mijë komente deri tani, numër ky që po vazhdon të rritet.











