• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Si u vra Marsel Osmani ne lokalin e tallavasë për sherrin e një femre

droni by droni
9 January, 2020
in Kronika
0
Si u vra Marsel Osmani ne lokalin e tallavasë për sherrin e një femre
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Emisioni “Stop” në Tv Klan u ndal në investigimin e vrasjes së të riut nga Korça, Marsel Osmani. Ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën e 29 Gushtit të 2016-s në një lokal tallavaje. Në lidhje me këtë ngjarje janë vënë në pranga dy persona, pronari i lokalit tallava ku ndodhi ngjarja, Olsi Zyberi dhe truproja i tij Llazar Dine.

Mirëpo nëna e Marsel Osmanit pretendon se në ngjarje janë përfshirë edhe dy persona të tjerë, të cilët janë të lirë; Angel Vilçani dhe Genci Rustemi. Adelina Trimi shprehet se prokuroria ka marrë parasysh vetëm një kënd të kamerave të sigurisë së lokalit. Ndërkohë në pamjet që ajo zotëron shfaqen të katër personat të cilët përplasen me djalin e saj dhe këto nuk janë marrë nga prokurorja Oli Visi.

Edhe pse organi i hetimit nuk mori në konsideratë pamjet e tjera nga lokali i përplasjes, “Stop” i sjell ato, duke provuar shkeljet nga ana e prokurores Visi. Aty duken qartë katër personat e implikuar në këtë vrasje.

Emisioni “Stop” rindërtoi edhe njëherë skenën e krimit të ndodhur në lokalin tallava, i cili ndodhet në afërsi të fshatit Dishnicë. Rreth orës 01:00 të natës viktima, Marsel Osmani, duket në pamje duke kërcyer brenda në lokal. Deri në këto momente situata është normale.

Sipas dëshmitarëve okularë në vendngjarje, nga mesnata Osmanit i mbarojnë lekët dhe ai fillon acarohet nën efektin e alkoolit, ku dyshohet edhe përdorimi i lëndëve narkotike. Rreth orës 01:12, Marseli shihet i tensionuar duke biseduar me shokët e tij në oborrin e tallavasë.

Shkak për sherrin, i cili degradoi në vrasjen e të riut, u bë një femër. Në orën 02:50 sherri nis mes Marsel Osmanit dhe pronarit të lokalit tallava, Olsi Zyberi.

Sherri zhvendoset në oborrin dhe parkingun e tallavasë. Pesë persona përfshihen në sherr. Marsel Osmani, viktima; Olsi Zyberi, i cili identifikohet nga kanatjerja e nxjerrë pas kurrizit; Angel Vilçani identifikohet nga xhupi i errët me kapuç të bardhe dhe me levë në dorë, trup mesatar; Llazar Dine, identifikohet me rroba të bardha, dru në dorë dhe Genci Rustemi, i cili identifikohet me rroba të bardha dhe trup mesatar.

Kjo vrasje u hetua nga prokurorja Oli Visi, e cila arrestoi dy persona nga katër të përfshirë në këtë vrasje. Në këto pamje, të cilat nuk janë përdorur kurrë nga prokurorja e çështjes Oli Visi dhe nuk janë marrë në shqyrtim nga Gjykata e Korçës duket qartë që katër persona janë të përfshirë në këtë ngjarje.

02:49-Nis sherri me grushte mes 5 personave. Këtu fiksohet nga kamerat Angel Vilçani që godet me grushte.

02:50-Viktima goditet me grushte nga pronari i tallavasë, Olsi Zyberi.

02:53-Sherri zhvendoset në cepin e oborrit të tallavasë, ku edhe pamjet bëhen më të paqarta nga errësira. Katër autorët shkojnë drejt viktimës për ta goditur.

02:53-Angel Vilçani vrapon drejt makinës, hap derën e parë të pasagjerit dhe nxjerr një levë. Sherri është spostuar në rrugë.

02:54-Badigardi Llazar Dine merr një dru dhe shkon drejt rrugës ku vazhdon sherri me viktimën.

02:56-Angel Vilçani kërkon të marrë makinën. Levën e ka në dorë, por ndalohet nga 2 vajza.

02:57-Angel Vilçani ndez makinën. Fiksohet edhe Llazar Dine që futet në makinë dhe shkojnë drejt Marselit, i cili ndodhet në rrugë.

02:58-Furgoni i bardhë shkon drejt Marselit. Shokët e tij kanë njoftuar shoferin të vijë sepse Marseli ndodhet pa ndjenja, mbuluar në gjak, i hedhur në kanal.

02:59-Njerëzit shikojnë nga rruga sepse dëgjojnë të bërtiturat e shokëve të Marselit.

02:59-Shikohet edhe makina e Angel Vilçanit ku fillimisht ishte vetëm Llazar Dine, por tani nga makina zbresin 4 persona; Angel Vilçani, Llazar Dine, Olsi Zyberi dhe Genci Rustemi, të cilët e dinë se si u vra dhe nga kush u qëllua me mjete të forta Marsel Osmani.

Në një intervistë nga burgu, pronari i lokalit tallava, Olsi Zyberi, pohon se Marsel Osmani është goditur me levë në kokë nga Angel Vilçani dhe me dru nga Llazar Dine.

Gazetari: Olsi ju jeni në paraburgim dhe akuzoheni për çfarë?

Olsi Zyberi: Unë akuzohem për plagosje të rëndë me pasojë vdekjen në bashkëpunim.

Gazetari: Ju keni qenë pronar i këtij lokali tallava dhe keni qenë prezentë gjatë sherrit. A mund të na tregosh disa detaje se si ndodhi sherri?

Olsi Zyberi: Në moment që dal unë, këta po shaheshin. O çuna u thashë unë, hajde brenda se s’ka lezet. Ndërkohë më thotë viktima, po ti pse më erdhe për gangster. Ore vëlla i thashë unë ça janë këto gangster. Në atë kohë më godet mua. Personat që e sulmuan e dinë shumë mirë sepse njërin e kisha badigard, njërin e kisha djalin e tezes së nuses.

Gazetari: Kush janë këta, m’i thuaj me emra dhe mbiemra dhe çfarë e keni parë që e kanë goditur.

Olsi Zyberi: Llazar Dine dhe Angel Vilçani, mjete të forta. Njëri ka patur dru, njëri ka patur levë. Angel Vilçani me gjithë Llazar Dinen. Vjen Llazar Dine, vjen Angel Vilçani në polici, deklaron për herë të parë që unë nuk kam parë njeri tjerët përveç Olsit. Në ballafaqim i kam thënë që e ke goditur ti. Jo më ka thënë, nuk e kam goditur unë, por Lazar Dine. Pra ndryshoi thënien. Pastaj erdhi në gjyq. Aty nuk e ke idenë sa ka gënjyer. Nuk e di gjykata si i ka marrë për bazë dhe si nuk i merr edhe videot pa bazë, pa le atë. /tvklan.al

 

Tags: Marsel osmani
Previous Post

17 të arrestuar në Durrës, punonjës policie dhe zyrtarë

Next Post

Lista e arrestimeve dhe detyrat, ne pranga edhe shefi i rendit në Shijak

droni

droni

Next Post
Lista e arrestimeve dhe detyrat, ne pranga edhe shefi i rendit në Shijak

Lista e arrestimeve dhe detyrat, ne pranga edhe shefi i rendit në Shijak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.