Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur aksionin për shembjen e banesave në zonën e Astirit.
Prishja e objekteve i hap rrugë projektit për ndërtimin e Unazës së Re.
Aksioni ka nisur që në orët e para të mëngjesit, ndërsa nuk ka rezistencë nga banorët.
Janë 6 objekte të parashikuara për shembje, 5 nga të cilat do të prishen sot ndërsa godina e 6 është planifikuar të shembet nesër, me shpërthim të kontrolluar.
Kjo ka pasuar me bllokimin e qarkullimit rrugor në segmentin nga Sheshi ‘Shqiponja’ deri tek ‘Pallati me Shigjeta’ duke krijuar një trafik të rënduar që në orët e para të mëngjesit për qytetarët.
Prishja e banesave në këtë zonë është shoqëruar herë pas herë me tensione, pasi banorët kërkojnë dëmshpërblim të plotë sipas tregut.
/DRONi.al/












