Një person u rrëzua sot nga teleferiku në Brezovicë. Quhet Durim Rrustemi, 30 vjeç. Për shkak të plagëve të rënda në kokë, është transferuar për trajtim në spitalin e Ferizajt, raporton Indexonline.
“Një person është lënduar te teleferiku. Është në autoambulancë. Gjallë është. Ka marrë disa lëndíme në kokë. Bëhet fjalë për një 30-vjeçar”– ka deklaruar zëdhënësi i policisë së Ferizajt, Agim Gashi.











