Një furgon policie është përfshirë në një aksident mëngjesin e sotëm në Tiranë.
Mësohet se makina e policisë është përplasur me një tjetër automjet, por për fat të mirë nuk ka pasur lëndime në njerëz. Sipas Gazetës Shqip, Aksidenti ka ndodhur rreth orës 8 të mëngjesit në zonën e “Misto Mames”.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
/DRONI.al/











