Teksa kryeministri Rama ishte duke folur në përurimin e rikonstruksionit të Liceut Artistik në Tiranë, një nxënës duket se e ka provokuar kryeministrin duke ngritur dy gishtat lart.
“Lëri mor ato dy gishta, lëri mor lëri… Mbaji të 5 gishtat se të duhen t’i biesh pianos, mos i nda gishtat nga njëri-tjetri. Fut kokën poshtë dhe ngre dy gishtat, llogarit. Ndërkohë kokën duhet të mbash lart dhe gishtat duhet ti mbash bashkë”, u shpreh rama duke porositur që “të kihet kujdes ai gjeni i keqkuptuar”.











