Foto Ilustruese
Burime të Policisë vendore ët Durrësit bënë të ditur se sot rreth orës 07:15, në qendër, Fushë Krujë është konstatuar vjedhja e një pike këmbimi valutor në pronësi të shtetasit N. A.
Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivat e Policisë, të cilët kanë këqyrur vendin e ngjarjes, mbledhjen e provave materiale me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar se autorët kanë thyer zgarën e hekurit të dritares së një dyqani ngjitur me pikën e këmbimit valutor dhe më pas kanë hapur murin e kësaj të fundit.
Autorët kanë marrë kasafortën e pikës së këmbimit valutor me rreth 1 000 000 lekë.
Nga ana e policisë vijojnë hetimet për zbulimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.












