Moderatori i njohur, Ardit Gjebrea ka lajmëruar me anë të një postimi në ‘Instagram’ se këtë vit, ndryshe nga vitet e kaluara nuk do të zhvillohet kompeticioni i përvitshëm i muzikës ‘Kënga Magjike’.
Duke shpjeguar se do të ketë një pasurim të programacionit, Gjebrea ka shtuar se sezoni i ri televiziv do të vijë me ndryshime.
“@kengamagjikeoffical në 2020 pushim. Në pranverë të 2021 rikthehemi për t’i dhënë jetë hiteve të verës, për më shumë ritëm dhe ngjyra. Ndërkohë edhe @edielashqiptare me fillimim e sezonit shtator 2020- korrik 2021 për rrjedhim vjen më e pasur në programin e saj. Ja, kështu i filluam planet në këtë Vit të Ri”, ka shkruar Arditi krah fotos së ndarë në ‘Instastory’.

/DRONI.al/











