Këto jane pamjet e para nga qyteti i Korçës aty ku vinçi fatkeqesisht zuri poshtë një punëtor.
Burimet paraprake, konfirmuan se punetori ka ndërruar jetë pas plagëve të rënda. Sipas informacioneve, punëtorin e zuri poshtë vinçi i betonieres në katin e katërt të kantierit ku po punonte, afër Pazarit të Ri tek terminal i autobuzave në qytetin juglindor.
Punetori ishte rreth te 30-ave dhe quhej Elvis Josifi. Policia ka nisur menjëherë hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen.
/DRONI.al/












