Më në fund, patentat shqiptare do të njihen në Greqi.
Tashmë është çështje ditësh votimi i saj dhe hyrja e menjëhershme në fuqi, duke i dhënë zgjidhje një herë e përgjithmonë një problemi që preokuponte qindra e qindra bashkatdhetarë, dhe që për arsye të ndryshme nuk ishin pajisur me patentë greke.
Projektligji për miratimin e marrëveshjes u dërgua në parlamentin grek më 30 dhjetor dhe miratimi i saj do të jetë një nga aktet e para të ligjvënësve për 2020-n, thanë burime të pyetura nga TV Tribuna./tv tribuna












