Dy kalimtare humben jeten kete pasdite ne Tirane pasi dy makina u perplasen ne rrugen Xhanfize Keko ne verilindje te kryeqytetit.
Policia ka dhene detajet e para te ketij aksidenti tragjik.
/ Informacion Paraprak
Rreth orës 15:15 në rrugën “Xhanfize Keko” automjeti me drejtues E. L, është përplasur me automjetin me drejtues E. M.
Si pasojë e përplasjes janë përshirë në aksident dhe dy këmbësor të cilët kanë ndërruar jetë në vendngjarje.
Dy drejtuesët e automjeteve E. L dhe E. M janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Policia rrugore ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e dy shtetasve që ndërruan jete.












