Nje tjeter plagosje nder zyrtaret e pushtetit lokal ka ndodhur para pak minutave në Durrës.
I plagosuri është kreu i njësisë administrative Sukth Rrapo Osmani, 40 vjec si dhe nje tjeter person me inicialet K.0, 21 vjeç.
Sipas policisë, shkak është bërë një konflikt i çastit, ndërsa të dy personat ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Durrës/Informacion Paraprak
Më datë 31.12.2019, në Sukth, si pasojë e një konflikti të çastit, janë plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasit Rr.O., 40 vjeç dhe K.O., 21 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autor i kësaj ngjarje është shtetasi A.M., i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.











