Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar tre ligje të rëndësishme, që lidhen me tërmetin katastrofik të 26 nëntorit.
Presidenti i ka hapur rrugë ligjit “Për përdorimin e procedurës së përshpejtuar për subvencionimin e pagesës së qirasë së banesës për familjet e mbetura të pastreha, si pasojë e fatkeqësisë natyrore të 26 nëntorit”, si dhe ligjit “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”.
Gjithashtu, Presidenti Meta ka dekretuar edhe ligjin”Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”.

/DRONI.al/











