Prokuroria ka vendosur të pushojë çështjen për kallëzimin e PD ndaj ish-kryeprokurores, Arta Marku.Vendimi do të shqyrtohet sot nga gjyqtari paraprak Ardian Kalia.
Pak muaj më parë opozita padit kryeprokuroren Arta Marku për largim të paligjshëm të prokurorëve që hetojnë ish- Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, me qëllim mbylljen e hetimit ndaj tij.
Në kallëzim thuhet se “Arta Marku ka ndërmarrë veprime aktive që kanë shkaktuar pasoja të rënda për funksionimin e organit të prokurorisë”.
/DRONI.al//











