Një trup i pajetë është gjetur sot në ish-zyrat e Kombinatit të Sheqerit, në Maliq të Korçës.
Nga informacionet e para, mesohet se trupi i pajetë i përket shtetasit Muhamed Tabaku, rreth 52 vjeç.
Viktima është gjetur nga një i afërm i tij, ndërsa në trup nuk janë konstatuar shenja dhune. Ndërkohë, njerëzit që e njihnin viktimën, kanë thënë se ai ishte përdorues i lëndëve alkoolike.
Ndërkohë u tha gjithashtu se 52-vjecari ishte dhe endacak, dhe dyshohet se vdekja ka ardhur per shkaqe te te ftohtit.
/DRONI.al/












