• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Debati mbi festivalin/Gazetari i thotë gjërat hapur: Nuk ka burrë nëne tua dëshifrojë tekstin, e mbushin muzikën me përzierje dialektesh

droni by droni
25 December, 2019
in Opinion
0
“Arilena ti nuk ke faj”, reagon Elvana Gjata: As 2 pikëshi i Mikaelës s’mundet me më ndal
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Teksa te gjithë vijojnë të flasin ende për festivalin, një reagim ka ardhur dhe nga gazetari Mentor Kikia, i cili e sheh me thellesisht debatin mbi këngët, duke u fokusuar tek teksti dhe mesazhi që pjesemarresit japin në fund.

Sipas Kikias, i cili zbardh tekstet e kengeve te ketij viti duke i krahasuar me te viteve me pare, festivali duhet te ruaje vlerat e dikurshme dhe organizatoret te kene kujdes me perzgjedhjen e kengeve.

Ai shkruan se festivali i RTSH është pronë publike dhe ka për detyrë të ruajë muzikën, e jo ti dorëzohet shijeve të tregtarëve të muzikës dhe palaçove të rrugës.

Kikia vijon më tutje duke u shprehur se pjesëmarrësit nuk mund të jetë edhe këngëtarë, edhe kompozitorë, edhe autorë tekstesh, pasi përfundojnë “me tana” pastaj.

REAGIMI I PLOTE I GAZETARIT 

TVSH, si organizatore e këtij eventi, është para faktit se ky është mielli, këto. Këtu po bëhet genocid kulturor, largoni vulgun nga skena e festivalit!

Dua ti rikthehem debatit për festivalin e fundit në RTSH. Jo në kuadër të tifozerisë për vendin e parë dhe të dytë dhe as për fustanet e prezantueses. Por për dicka shumë më të rëndësishme. Kënga ka tekstin dhe muzikën.

Me muzikën nuk kam asnjë lidhje, thjeshtë e shijoj, kur ka shije. Sa për tekstin, kam lexuar aq poezi, sa mundem t’ia ndjej muzikën vargut, edhe pa patur kompozim.
Kam sjellë më poshtë pjesë nga teksti i këngës së Elvana Gjatës, shkruar nga vetë ajo.

Ti kam fal ty me tana
Me tana o me tana
Dashni me fal
O kush ka me ma nal?

A ma thua edhe sa
Duhet të pres ty me të pa
Ta di, dua ta di dhe sa

Kohën ndale ndale
Të shkoj ngadale ndale
O më ngadale ndale
Na na na na na
………………………………..
A shikon ndokush donjë fije poezi në këtë tekst? Unë them askund, as poezi, as mesazh, vetëm fjalë kuturru. Çfarë do të thotë “me tana”? Në shqipen zyrtare do të thotë “me të gjitha, me të tëra”. Në gegënisht thuhet “me të tana”. Ndërsa në elvanisht, shkurtohet në “me tana”.

Ai i mbani mend këngët, apo fituesit e mëhershëm të festivaleve që ua zbardhnim tekstin me një të dëgjuar?

Ja një këngë, e kënduar së pari nga Luan Zhegu.
………………
Bregut detit, një vajzë e menduar
Flokët, era lehtë ja përkëdhel
Rreze dashurie hedh në zemër Hëna
Hëna, yjet, zhyten thellë në det

Është poezi, ka figura letrare…
E mbani mend këtë këngën e Parashqevi Simakut?

Kanë një botë me ëndërra
Janë të vegjël shumë
Mos lëndoni nënat
Syrin e pagjumë

Mos ua prishini dashurinë
Mos ua prekni lumturinë
Askërrkush mos të provojë
Se nënat su lejojnë

Kjo dorë që tundi djepin
Gjithë botën e sundon….

Ka poezi dhe një mesazh të fortë social.
Nëse zbresim më tej, tek motivet patriotike, ja një këngë himn e Vaçe Zelës.

Eh i fortë po shndrit ai diell
dhe burimi këngës lugjeve
i përcjell.

Eh i fortë po ngroh ky diell
edhe trimat nëpër mend mi sjell,
mi përkëdhel.

Po ku ka si ti, moj Shqipëria ime,
Oh fisnikja përmbi gur.
Rrjedh në këngë e ligjërime,
ballëlarta me flamur!

Kujtojmë edhe këngët e Irma Libohovës, Kozma Dushit, Francesk Radit, Myfarete Lazes… Poezi e gjallë, kushtuar dashurisë, jetës, natyrës, vendit…

Çfarë ka ndodhur pandalshmërisht këto tri dekada?

Teksti dhe kompozimi u bashkuan në një dorë. Tregtarë këngësh, që nuk lanë këngë rome në Rumani e Bullgari pa përkthyer e shitur tek këngëtarët shqiptarë, të cilat janë ngjitur deri në skena festivalesh. Degradimi është kaq i pamëshirshëm, sa sot ne mund ta dallojmë lehtësisht një këngë sllave, greke, italiane, turke e arabe. Por shqiptare jo, këngët shqiptare nuk kanë identitet. Ato janë një miks, me tinguj sllavë, kërcim arab, tallava turke….

Tashmë rëndom muzikën e mbushin tekste me një përzjerje dialektesh mes shqipes dhe kosovarçes, ku nuk merret vesh asgjë. Nuk ka burrë nëne tua dëshifrojë tekstin. Kjo kompensohet nga këngëtarka fryrë me silikon, që kanë shpikur zhanrin e të parës muzikë, që nuk ka nevojë të dëgjohet, por vetëm shikohet. Apo prezantueze pa brekë, e prezantuese që ndërrojnë fustanet pas çdo kënge.

Kompozitorët shqitarë u ankuan pse janë pranuar të huaj. Por nuk thanë nëse morën pjesë në konkurim, apo qëndruan tek klubi i lagjes. Në Shqipëri ka talente të jashtëzakonshme, me vokale të mrekullueshme. Një ndër ta është edhe Elvana Gjata. Talent show-t kanë zbuluar të rinj fantastikë. Por ata nuk mund të jetë edhe këngëtarë, edhe kompozitorë, edhe autorë tekstesh, pasi përfundojnë “me tana” pastaj.

TVSH, si organizatore e këtij eventi, është para faktit se ky është mielli, këto  janë prurjet. Por unë them JO!

Kësaj shëmtie i duhet dhënë fund. Të ngrihet steka. Le të bëhët festivali edhe me 5 këngë, me një fustan dhe me pesë llampa, si ato të Kavajës që ndriçonin dikur skenën ku këndoheshin këngë të mrekullueshme. Duhet të vendosen standarde. Festivali i RTSH është pronë publike, ai ka për detyrë të ruajë muzikën, e jo ti dorëzohet shijeve të tregtarëve të muzikës dhe palaçove të rrugës.

Tregu është i hapur. Kush dëshiron ti këndojë kokainës, seksit, përdhunimit, pistoletave, makinave te shtrenjta, me tekste banale, ordinere, të dalë në rrugë, të shkojë në mejhanet e lagjeve të japë koncerte e të pasurohet nëse publiku ia pëlqen.

Por jo në atë skenë, ajo është muzeu i këngës shqipe.

Pak vite me parë, me disa kolegë shikuam një dokumentar italian mbi Tiranën që po zhvillohet. Reportazhi ishte shoqëruar me një muzikë, si ajo e atyre që u bien qypave ditën e Kurban Bajramit rrugëve të Tiranës. U ndjemë të fyer. Por dikush na kujtoi: A nuk është kjo muzika që dëgjojmë kur hipim në taksi, në furgon, në autobuz, e madje edhe në skenat e festivaleve?

/DRONI.al/

Tags: elvana gjatakomentiMentor Kikiamuzika
Previous Post

Basha zgjedh kishat e dëmtuara nga tërmeti për urimin e Krishtlindjes: Mirënjohje për ndihmat e tyre

Next Post

I gjendet telefon në qeli, edhe 8 muaj burg atentatorit të Çapjes

droni

droni

Next Post
I gjendet telefon në qeli, edhe 8 muaj burg atentatorit të Çapjes

I gjendet telefon në qeli, edhe 8 muaj burg atentatorit të Çapjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.