Makthi i zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, e ka kapur shpejt kryeministrin Edi Rama. Këtë e demonstron për ditë e më shumë, për sa kohë ende aleati i tij Ilir Meta “e mban varur”, dhe nuk po i jep garanci për koalicion tjetër të mundshëm zgjedhor.
Në këto rrethana, pasi “ju trashi zërin”, deputetëve dhe pasi gjithë ministrat i vuri në krye të punëve partiake edhe nëpër qarqe, ju është kthyer krerëve të degëve të PS-së, nëpër bashki.
Në një takim të zhvilluar sot me krerët e degëve bashkiakë të PS, Rama ju ka kërkuar “vartësve” të punojnë me votuesit.
Duk “ju falur” krerëve lokalë të PS-së, kjo “kërkesë” tingëllon si një “rritje kompetencash” për këta kryetar, të cilëve megjithëse krerë partie, vetëm për partinë nuk ju kërkohet gjë…, por vetëm vota nga votuesit.
Takimi i sotëm i Ramës, mësohet se u zhvilluar në kuadër të përgatitjeve të zgjedhjeve të ardhshme.











