• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Blerja e “like”, një tregti e rrezikshme

droni by droni
23 December, 2019
in speciale
0
Zbuloni nëse të dhënat tuaja personale janë vjedhur në Facebook
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Disa klikime, 80 euro, kaq mjaftoi dhe Tanja Kühne kishte 500 “likes” më shumë në faqen e saj të Facebook-ut.

Drejtoresha e një agjencie dizajni dhe kryetare e qarkut të partisë liberale FDP në Lüneburger Heide pagoi vitin e kaluar ofruesin “Paidlikes” për t’u bërë më e njohur në internet.

Për këtë punojnë “clickworker”, që me porosi të firmës janë të zellshëm në shtimin e klikimeve “like” – më pëlqen. “Atëherë kam menduar, pse jam përpjekur në këtë formë që të rris ndikimin tim”, thotë Kühne për DW. “Unë jam politikane lokale, por në zgjedhjet e parlamentit të landit dal në garë me politikanët që punojnë si të tillë me kohë të plotë.”

Ata kanë një zyrë që kujdeset profesionalisht për median sociale, që postojnë përditë aktivitet e reja në Facebook dhe pamjet e fundit në instagram. “Ky është një presion i madh, që në këtë formë vetëm shtohet”, thotë Kühne.

Që Tanja Kühne dhe mijëra të tjerë, muzikantë, trajnerë fitnesi, shitës automjetesh i kanë blerë klikimet e tyre, këtë e ka zbuluar, rrjeti investigativ gjerman i tre mediave të njohura, SZ, NDR, WDR.

Më parë ishte Universiteti i Bochum-Ruhrit që i kishte bërë publike të dhënat e furnizuesit me likes, “Paidlikes”. Sipas të dhënave të rrjetit investigativ aty gjenden politikanë të të gjitha partive të mëdha: 17 janë politikanë të CDU/CSU-së dhe FDP. 14 të SPD-së, 11 të AfD-së dhe tre Të Gjelbër dhe Të Majtë. Nuk dihet, nëse personat, faqet e të cilëve janë klikuar, janë edhe ata që e kanë dhënë porosinë.

Tek Tanja Kühne kjo qëndron, por mes tyre gjenden edhe emra në listë që e mohojnë porosinë për blerjen e likes. E kjo nuk mund të jetë patjetër e gabuar. Ka gjasa që pas tyre mund të fshihen simpatizantë apo konkurrentë që me “like” false të dëmtojnë imazhin e rivalëve. Klikimet mund të jenë edhe manovër për të devijuar vëmendjen, me qëllim që të mos bien në sy manipulime të tjera.

Edhe NATO tregon interes

Pas kësaj fshihet një industri e tërë manipulimi, thotë suedezi, Sebastian Bay. Ai është ekspert digjital në Qendrën Strategjike të Komunikimit, Stratcom në kryeqytetin letonez, Riga. Stratcom konsulton NATO-n, edhe pse nuk bën pjesë në strukturën e komandos së aleancës. „Kemi gjetur firma në të gjithë botën”, thotë Bay, „që nga Europa deri në Rusi, Filipine apo Afrikën Perëndimore, që fitojnë para me manipulimin e mediave sociale.”

Bay dhe kolegët e tij i shqetëson fakti, që manipulimi i mediave sociale është kaq i lirë në kosto dhe kaq i lehtë. Për 300 euro ata bënë një eksperiment – blenë si provë mijëra komente dhe ndjekës, si edhe dhjetëra mijëra likes apo shikime të videove. „Menduam në fillim, se duhet të porosim dikë në darknet apo në këndet e errëta të kushedi se cilëve hakera, por është kaq e lehtë, këta ofrues mund t’i gjesh në google apo bing.”

Pazari me likes ka pasoja, thotë eksperti. „Përfytyroni një kiosk me dënerin turk, që blen vlerësime pozitive apo vlerësime negative për konkurrentin e tij. Ky është thjesht mashtrim.” Mashtrim edhe kundër gjigandëve të teknologjisë, Google dhe Facebook, që nuk bëjnë sa duhet kundër fenomenit, thotë Bay. Në eksperimentin e tyre, katër javë më pas, katër nga pesë klikime të manipuluara nuk ishin shuar ende. „Teknikisht nuk është gjithmonë e thjeshtë. Por firmat nuk investojnë sa duhet për të vepruar kundër fenomenit.” Një shenjë për mashtrim mund të jetë për shembull që nga llogari të caktuara apo rrjete papritur shpërndahet një numër i madh „likes”.

Falsifikimi rrezikon edhe demokracinë

Sipas Bay, ky lloj mashtrimi nuk është i rrezikshëm vetëm për bizneset. „Nëse algoritmit i bëhet e kuptueshme, se shumë vetë e shohin një përmbajtje të caktuar, atëherë ai e vë si trend këtë përmbajtje dhe ajo i rekomandohet shumë njerëzve”. Qeveritë mund ta përdorin këtë për të manipuluar online debatet demokratike. „Ata kështu mund të nxjerrin jashtë loje zërat legjitimë dhe forcojnë ato jolegjitimë. Ata mund të krijojnë përshtypjen me profile të fallsifikuara, se janë pjesë e një debati lokal. Kështu bëhet e vështirë për të zbuluar, çfarë është e vërtetë dhe çfarë e gabuar.”

Nëse debatet manipulohen kështu, kjo është shumë e rrezikshme, mendon Tanja Küjne. Ajo vetë në të ardhmen nuk do të merret më me ofrues si „Paidlikes”. „Nuk do ta bëj më këtë, sepse mendoj, se edhe nuk sjell gjë.” Në të ardhmen ajo dëshiron të përdorë më shumë kontaktin e drejtpërdrejtë me njerëzit dhe takimet. „Na bën mirë të gjithëve të kthehemi tek kjo formë komunikimi”, thotë ajo./dw

Tags: Dwfacebooklike
Previous Post

FOTO/Basha vijon takimet, çfarë nxorri në pah tërmeti i 26 Nëntorit: Banorët më treguan…

Next Post

FOTO/”Të keqen e jurisë”, Disa prej VIP-ave shqiptarë reagojnë ashpër pas fitores së Arilenës

droni

droni

Next Post
FOTO/”Të keqen e jurisë”, Disa prej VIP-ave shqiptarë reagojnë ashpër pas fitores së Arilenës

FOTO/"Të keqen e jurisë", Disa prej VIP-ave shqiptarë reagojnë ashpër pas fitores së Arilenës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.