• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

GENC POLLO/ Tri ngjarje për të shënuar

droni by droni
22 December, 2019
in Kryesore, Opinion
0
Deputeti i PD-së: Notat në raportin e KE janë shumë të ulëta, Shqipëria rrezikon negociatat nga…
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tre ngjarje për të shënuar nga java që lamë pas:

1- Pushteti përdor prokurorë e gjyqtarë për të burgosur opozitën.

Isha i pranishëm në sallën e gjyqit kur dy prokurorë lexuan pretencën kundër kolegut Ervin Salianji e gazetarit investigativ Jetmir Olldashi, si dhe kundër dy personave me preçedentë penalë Alfred Veliut, i njohur si Babale (në mungesë) e Fredi Alizotit.
Me kureshtje po prisja të dëgjoja provat që mbështesnin akuzën “kallzim i rremë” dhe “në bashkëpunim” për Salianjin. Sipas asaj që dëgjova (e më pas lexova) e vetmja gjë ku mbështetej akuaza ishte dëshmia e Alizotit , i cili kishte deklaruar se Veliu i kishte thënë Alizotit se Salianji i kishte premtuar atij 200 mijë Euro nga të cilat Veliu do t’i jepte Alizotit gjysmën. Për t’u shtirur si vëllai i Ministrit të Brendshëm në një bisedë të inçizuar. Alfred Veliu nuk e ka pohuar ndonjëherë këtë. Provë tjetër nuk kishte. Ndërkohë që avokati mbrojtës i Salianjit paraqiti një gjysëm duzine rastesh të nxjerra nga dosja hetimore ku Alizoti në biseda me policë, kryepolicë, banditë e deputetë rilindistë kandiset me para e zotohet se do të flasë siç duhet. Me kaq deputeti i opozitës që denoncoi një abuzim të madh të qeverisë dënohet me një vit burg.

Po kështu edhe çeshtja e Jetmir Olldashit. Madje këtu pretenca merr edhe nota komike. Prokurorët duke dashur të nxjerrin viktimë të pafajshme të vëllain e ministrit pretendojnë që Xhafaj, Veliu e Olldashi nuk janë takuar ndonjëherë ditën e inçizimit pasi mbasdite antenat e celularëve i lokalizojnë personat larg njëri tjetrit, përkatësisht në Vlorë, Fier e Tiranë. Por prokurorëve nuk u ka bërë përshtypje se më herët po atë ditë antenat i lokalizojnë që të tre në Vlorë (shih foton).

Qyfyre nga gjykatat tona mund të tregosh plot. Por kur ato përdoren për të denuar me burg opozitarët e gazetarët se kanë bërë punën e tyre tregojnë shenjat se po kthehet një kohë që besonim e kishim lënë pas. Në reagimin tonë, të gjithkujt prej nesh, duhet t’a konsiderojë këtë.

2- Qeveria, bëri ç’bëri, e miratoi ligjin anti-fjalë

Si rrallë ndonjëherë në këtë nismë zullumqare Rama pati përballë në bllok e zëlartë opozitën, shoqërinë civile e komunitetin ndërkombëtar. Nuk po shkruaj më për ligjet e natyrën e tyre pasi mendoj që e kemi shtjelluar çeshtjen teknike deri afër shterimit. Vetë nuk mendoj se Rama do të arrijë atë që don e që ka synuar përmes ligjit antifjalë. Edhe pse po i merr nën kontroll edhe më shumë duke emëruar në krye të tyre persona nga kabineti i tij. Interneti e websitet janë komplekse e difuze prandaj të vështira për t’u kontrolluar. Për më tepër që çdo sulm rilindist do të konvertohet në reklamë falas për portalin fatlum.

Dëmi real i është bërë shansit për negociata me BE, siç po thonë eurodeputetët, ata që flasim të parët se e dimë që diplomatët i thonë gjërat në fund. Por këtë le t’a shtjellojmë më gjerë një herë tjetër.
Por kokëfortësia për t’a çuar nismën zullumqare deri në fund meriton vëmendje. Si dhe pyetja nëse më shumë se kokëfortësi është jermi i agonisë.

3-Në Tiranë mblidhen të tërë përveç Prishtinës

Në trojet ballkanike akuzat për tradhti kombëtare shpesh lëshohen me kollajllëk e prandaj duhet të peshohen në kandarin e farmacisë.
Por çfarëdo kandari të marrim e të masim e peshojmë samitin e “miniSchengenit” në Tiranë zor me arsye mund të themi një fjalë të mirë. Jo se takimet e qeveritarëve në Ballkan lipset të kundërshtohen a priori. Përkundrazi, edhe kur historia e afërt apo e largët është e vështirë kontaktet, bisedat e takimet zyrtare janë të rekomandueshme pikërisht për të mundësuar që e ardhmja e marrëdhenieve të jetë më e mirë se e shkuara.

Kandari gjithësesi peshon produktin e dobishëm si dhe atë të dëmshëm po pati.
Nëse e quajmë të dobishme faktin që shefat e qeverive takohen e bejnë muhabet çdo muaj me njërin syresh si mikpritës dhe asgjë më shumë se konsumi mediatik i bie të jemi minimalistë. Ballkani apo më saktë ish Jugosllavia e kanë kapërcyer këtë fazë. Qeveritarët e rajonit takohen shpesh në lloj lloj nismash e organizatash që janë aq të shumta sa që publiku nuk u mban mend emrin. Të enjten e kësaj jave po këta të Tiranës e disa të tjerë u mblodhën në Romë në samitin e Iniciativës së Europës Qendrore të lindur para gati 30 vjetësh e që gjallon ende.

Kam lexuar me vëmendje deklaratat e samiteve minischengeniane të Novi Sadit e të Ohrit. Kjo e fundit, më realiste se e para mund të përmblidhet me dy fjalë: angazhohemi të zbatojmë marrëveshjet e mëparshme! Edhe deklarata e Tiranës po aty rrihte. Pasi marrëveshjet tregtare janë arritur me CEFTA-n para 13 vjetësh; levizja e lirë vetëm me letërnjoftim në tërësi eshtë arritur para 10 vjetësh, njohjet e diplomave janë çështje dypalëshe dhe asnjë marreveshje shumëpalëshe ballkanike nuk lipset e nuk duhet të cenojë marreveshjet me Bashkimin Europian.

Pra kufijtë nuk mund të hapen si në zonën Schengen sepse këtë e mundëson vetëm e vetëm BE. E vetmja gjë që më mbeti në mendje nga deklarata e djeshme ishte se ato pika kufiri që rrinë hapur 12 orë të mos mbyllen ditë e natë. Shqipëria ka nja tre syresh me Malin e Zi, Kosovën që përdoren nga fshatarët e zonës. U mbars mali e polli një mi shkruante Ezopi. Por, do të shtoja unë, më mirë një mi se hiçgjë. Duke harruar me dashje se presidenti i Malit të Zi erdhi për mirësjellje komshiu se qeveria e tij para pak javësh se kjo nismë është “e panevojshme dhe e padobishme” për Podgoricën.

Dëmin më të madh nga samiti i Tiranës e pësoi Kosova. Në rajon shteti më i ri nuk njihet nga Serbia dhe Bosnja e ndikuar nga Serbia. Në botë Serbia harxhon kapital për të penguar e prapsuar njohjen e Kosovës nga shtete e antarësimin në organizata ndërkombëtare. Në Prishtinë po e marrin veten nga tronditja e tentativës së papërgjegjshme të coptimit territorial kinse ne favor të paqes e njohjes. Kjo tentativë e rrezikshme e mbështetur në Prishtinë e Tiranë nga politikanë që lipset të largohen një orë e më parë u desh të bllokohej me tarifa doganore të pazakonshme të Ramush Haradinajt.

Prezantimi i copëtimit territorial si zgjidhje e problemit dypalësh e spostoi fajin historik nga Serbia agresore me krime lufte kundër njerëzimit mbi shpinë tek Kosova kokëfortë. Po ashtu edhe tarifa doganore ad hoc u përdor lart e poshtë nga miqtë e copëtimit territorial për demonizimin e Prishtinës.

Në këtë kontekst nisma rajonale pa Kosovën dhe sidomos samiti i Tiranës pa qeverinë e Prishtinës vlen vetëm për të thelluar, theksuar e prezantuar izolimin e Kosovës. Dëm më të madh zor se mund t’i bëhet.

Tags: genc pollo
Previous Post

KOMENT/ Do te jetojme me gjate nese respektojme gruan!

Next Post

TERMETI/Shtëpi të pavlerësuara dhe banorë në mëshirë të fatit

droni

droni

Next Post
Basha: Kurbini eshte ne gjendje emergjence, askush nuk u ka derguar nje buke te vetme

TERMETI/Shtëpi të pavlerësuara dhe banorë në mëshirë të fatit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.