Nje shperthim i fuqishëm është ndjerë gjatë natës ne qytetin e Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur ne mes të qendrës së qytetit ku dyshohet se i është vendosur një sasi eksplozivi automjetit të prokurorit pranë Gjykatës së Shkallës së parë Vlorë Albert Kuliçit.
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit, ndërkohë që makina tip “Volkswagen” e prokurorit Kuliçi është djegur në një pjesë të mirë. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar megjithëse mjeti ishte i parkuar në një zonë tepër të banuar dhe pranë pallateve.
Policia ka nisur hetimet në vendin e ngjarjes, ndërsa dyshohet se ka lidhje me detyrën e Kuliçit.
/DRONI.al/











