Nje person ka mbetur i vdekur pas nje sheri me arme zjarri. Ngjarja ndodhi brenda ambienteve të Poliklinikës së qytetit të Patosit pak minuta më parë.
Informacion nga policia:
“Policia kap në kohë rekord autorin e ngjarjes së ndodhur në ambientet e poliklinilës në Patos ku mbeti një i vrarë dhe një i plagosur.
Sot rreth orës 12:20, në ambientet e poliklinikës së Patosit si pasojë e një konflikti, shtetasi Martin Skëndaj ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur një shtetas i vrarë dhe një i plagosur.
Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të policisë, është bërë e mundur kapja e autorit dhe sekuestrimin i armës së zjarrit.Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”
//DRONI.al/











