Pas takimeve të Ramës me fermerët në Kuçovë dhe të Panaritit në Lushnje, ka reaguar kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.
Ai thotë se bujqësia po përballet me shqetësime të tregut.
“Bujqësia po përballet me shqetësime të tregut. Ministria e Financës, Bujqësisë dhe Ekonomisë të ulen së bashku. Të ngrihen zyrat e monitorimit të eksporteve bujqësore. Masa që ndikojnë në rritjen e çmimit të produkteve bujqësore. Të vlerësohet pagesa e TVSH-së direkt fermerëve. Të vlerësohet pagesa CASH deri në 100 mijë lekë. Të ngrihet bursa e produkteve bujqësore”, thotë Vasili në një reagim të shpërndarë për mediat.












