Një banor i fshatit Miras në Korcë pësoi djegie të rënda në trup dhe u nis me urgjencë në spitalin djegieve në Tiranë.
F.M, 41 vjeç, u dogj ndërsa po ecte në rrugë me një cigare të ndezur. Ai mbante në dorë një bidon me benzinë i cili kishte filluar të rridhte pa u kuptuar nga F.M.
Në mënyrë të papritur bidoni ka marrë flakë dhe ka shpërthyer duke djegur ndërkohë edhe personin që e kishte në dorë.












