Kohët e fundit Rudina Dembacaj ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të divorcit me bashkëshortin e saj, Aleks Varfaj me të cilin u nda pas tre vite martesë.
Moderatorja vazhdon te jetë aktive ne rrjetet sociale dhe mediave rozë nuk u shpëton dot gjë, duke shkruar here pas here per angazhimet e Dembacajt.
Së fundmi ajo ka përfunduar ne spital. Vetë aktorja dhe moderatorja ka postuar disa foto në rrjetet sociale, ku tregon krahët e nxire nga vigoni dhe duket qartë se ka marre serum, por nuk ka treguar se çfarë i ka ndodhur.
“Sa më pëlqejnë këto getat me pika. Ja pra e plagosur nga lufta, e plagosur e plagosur ama pispillosjen pispillosje. Leshtë më qenkan bërë pak…”, dëgjohet në videon e postuar në Instagram.













