• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Eksperti i strukturave: 7 hapat qe duhen ndjekur ne vleresimin e banesave

droni by droni
7 December, 2019
in Kronika, Kryesore
0
Eksperti i strukturave: 7 hapat qe duhen ndjekur ne vleresimin e banesave
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga dr. Markel Baballeku, pedagog i Departamentit te Mekanikes se Strukturave

Hapat e duhur për kryerjen e një hulumtimi (inspektimi) të plotë strukturor, përpara vendimmarrjes mbi përforcimin dhe riaftësimin e ndërtesës apo për rindërtimin e saj.

1-) Njohja e plotë me projekt-zbatimin strukturor së bashku me relacionin teknik përkatës, dhe, nëse është e mundur, edhe projektet e tjera (arkitektura dhe instalimet inxhinierike). Studimi gjeologjik dhe, nëse ka, edhe vërtetimin/raportin/studimin sizmik;

2-) Njohje me dokumentet e zbatimit të ndërtesës. Këtu janë me vlerë të veçantë procesverbalet e ndërtimit (muratura, betoni, çeliku);

3-) Ndërhyrjet e mundshme (me dhe pa projekt) në periudha të ndryshme të shërbimit të ndërtesës (ndërhyrje në katet e para, shtesa ndërtimi apo çdo ndërhyrje tjetër potencialisht cenuese/dëmtuese. Këtu përfshihen edhe ngarkesat e tepërta, të paparashikuara në projekt.

4-) Ndërtimi i një modeli paraprak në kompjuter për të kuptuar sjelljen e strukturës në vija të përgjithshme dhe për të përcaktuar vendet ku duhen marrë mostrat për prova laboratorike apo për të kryer prova në vend. Modeli paraprak mund të anëshkalohet nëse struktura njihet mjaft mirë paraprakisht ose nëse inxhinieri strukturist ka përvojë të bollshme në sjelljen sizmike të strukturave;

5-) Hulumtimi i plotë dhe përcaktimi i llojeve dhe numrit të provave inxhinierike:

a-) Hulumtimi i plotë dhe i kujdesshëm në ndërtesë (e gjithë struktura) duke zbuluar të gjitha zonat ku dyshohen dëmtime strukturore dhe krahasime me dokumentet e projektimit dhe ndërtimit;

b-) prova inxhinierike shkatërruese (karrotimi i betonit, shkëputja e shufrave të çelikut, mostra të muraturës, etj., të cilat analizohen në laborator);

c-) prova inxhinierike joshkatërruese, si skanimi i çelikut (armimi gjatësor, tërthor dhe stafat), përcaktimi i nivelit të ndryshkut, përcaktimi i shtresës mbrojtëse, rezistenca e betonit (p.sh. “schmidt hammer test”), tullës, llaçit, etj., të cilat mundësojnë leximin e informacion në strukturë. Sasia e provave varet përsëdrejti edhe nga cilësia e dokumenteve të pikave 1, 2 dhe 3. Në varësi të rastit mund të jenë të nevojshme edhe prova të ngarkimi statik, prova të lëkundjeve dinamike, prova gjeometrike për vlerësimin e deformimit/zhvendosjes së strukturës si dhe verifikimi i vetive të truallit;

6-) Ndërtimi i modelit strukturor në kompjuter, duke përfshirë të gjitha të dhënat e përcaktuara nga pikat e mësipërme (gjeometrinë, elementet, materialet dhe veçoritë e tyre mekanio-vizike, si dhe ngarkesat vepruese në strukturë. Më tej vijohet me analizat/llogaritjet strukturore dhe vlerësimin e aftësisë mbajtëse të elementeve strukturor, zona të caktuara të strukturës (p.sh. Kati përdhe) si dhe aftësinë mbajtëse të strukturës si një e tërë.

7-) Analiza/llogaritjet dhe vlerësimet përkatëse të pikave të mësipërme, veçanërisht pikës 6, çojnë në përfundimet kryesore mbi gjendjen e strukturës dhe përcaktojnë edhe shkallën e dëmtimit të saj;

8- ) Vendimmarrje mbi shkallën e ndërhyrjes strukturore, për ta sjellë atë sipas kodeve të kërkuara ndërtimore apo për të vendosur për rindërtimin e saj;

9-) Hartimi i projekt-zbatimit për riaftësimin (retrofitting) strukturor dhe rimëkëmbjen e ndërtesës, nëse kjo është vendimmarrja në pikën 8 të mësipërme.

Shënim: Procedura e mësipërme i takon fazës II të vlerësimit dhe shërben kryesisht për ndërtimet që kanë një nivel domethënës dëmtimi strukturor dhe për të cilat vendimmarrja për riaftësim apo rindërtim nuk mund të merret në një kohë të shkurtër. Ajo fillon pas hulumtimit/inspektimit pamor dhe të shpejtë të ndërtesave (faza e parë – tashmë drejt përfundimit).

Tags: Markel baballeku
Previous Post

Lezhe, 66 pallate priten te shemben, rrezik i larte

Next Post

“Opozita dhe bankat anuluan aferen Milot Balldren, jo qeveria”

droni

droni

Next Post

“Opozita dhe bankat anuluan aferen Milot Balldren, jo qeveria”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.