Pas tërmetit të rëndë të 26 nëntorit i është vënë shiriti edhe Komisariatit të Kurbinit, pasi rrezikon shembjen.
Pas inspektimit dhe ekspertizës së kryer nga grupet e kontrollit, të cilat e kanë nxjerrë të pabanueshme, personeli është zhvendosur në një zyrë më të vogël në katin e parë ku ka më pak dëme nga tërmeti.
Ndërkohë në godinat e gjykatës dhe prokurorisë se Kurbinit sot ka nisur puna, pasi dëmtimet nuk përbëjnë rrezik.
Ndërsa godina e gjykatës së Lezhës ende nuk është inspektuar dhe gjyqet janë pezulluar.
//DRONI.al/











