Ditën e sotme 4 dhjetor 2019, efektivët e Batalionit të Xhenios të Forcave të Armatosura po punojnë për shembjen e kontrolluar të 2 objekteve 5-katësh në Shkozet, të klasifikuar si të pabanueshëm nga ekspertët dhe të caktuar për t’u shembur.
Shembja e kontrolluar e objektit të parë është parashikuar të ekzekutohet sot rreth orës 15.00. Forcat xheniere po merrem me hapjen e vrimave në mure për vendosjen e eksplozivit.
“Ditën e sotme 4 dhjetor 2019, “efektivët e Batalionit të Xhenios të Forcave të Armatosura po punojnë për shembjen e kontrolluar të 2 objekteve 5-katësh në Shkozet, të klasifikuar si të pabanueshëm nga ekspertët dhe të caktuar për t’u shembur”,-thuhet në njoftim.
Kujtojmë se një ditë më parë në lagjen 13 në Durrësit u shemb po me eksploziv një pallat 6 katësh.
//DRONI.al/












