• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ing. Luljeta Bozo, gruaja që njohëm pas tërmetit

droni by droni
3 December, 2019
in Kryesore, speciale
0
Ing. Luljeta Bozo, gruaja që njohëm pas tërmetit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Blerina Gjoka

Jam duke inspektuar një shkollë, pastaj do të shikoj shtëpitë e disa miqve të mi dhe në orën 3.00 më keni në shtëpi, ju pres”, na thotë në telefon Luljeta Bozo, profesore e inxhinierisë së ndërtimit.

Luljetën e kemi pasur gjithmonë këtu, por nuk e kemi njohur më parë, siç po e njohim këto ditë traumtike pas goditjes së tërmetit 6.4 ballë që la 51 viktima dhe mbi 900 të plagosur e mijëra të pastrehë.

Pas 26 nëntorit, ajo është një prej portreteve më familjare dhe shpjegimet e saj nëpër studio televizive pëlqehen masivisht. Për 45 vite ajo ka dhënë mësim në fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit duke nxjerrë breza të tërë inxhinierësh dhe të gjithë ata që kanë pasur fatin që të uleshin përballë saj në auditor, e dinë sa e vështirë ishte të merrje notën prej saj.

Që prej vitit 1968 kur ishte akoma vajzë e re studente, ndërkohë që ishte bërë nënë për herë të parë me djalin, Petrin (regjisori i njohur Petri Bozo) ajo ka studiuar dherat, një disiplinë e inxhinierisë që lidhet pikërisht me themelet e një ndërtimi dhe rezistencën e tij ndaj tërmeteve.

Shtëpia e Bozos është 1-katëshe, e mobiluar fare thjeshtë, çka tregon se ajo nuk ka bërë shumë pasuri, ndoshta shumë ndryshe nga kolegët e saj. Ajo jeton prapa bllokut të Ambasadave, në një banesë, ndërtim italian që daton në vitin 1932. Nuk ka asnjë plasaritje nga tërmeti që ka nxjerrë disa pallate jashtë funksionit edhe në Tiranë, ndërsa në Durrës  e Thumanë ka rrëzuar pallate dhe hotele.

Në shtëpi gjejmë një qytetare, me disa letra në duar që po i kërkon mendim. Ajo është e shqetësuar për banesën e të birit dhe ka mbajtur frymën tek Bozo për të gjetur zgjidhje afatgjatë pasi banesa ka pasur disa dëmtime nga tërmeti. Si ajo ka shumë që e telefonojnë dhe Bozo nuk përton t’u kthejë përgjigje të gjithëve, t’u lërë një takim gjatë ditës së nesërme ose t’i presë në shtëpi.

Zyshë Luli na pret gjithë energji, një energji me të cilën zgjohet çdo ditë në orën 5.00 të mëngjesit dhe ecën më shumë se 5 kilometra në këmbë për të vijuar ditën me studimet dhe shkrimin e 2 librave të rinj që ka në dorë. Ndërsa në bibliotekë numërohen të paktën 35 botime shkencore dhe monografi që mbajnë emrin e saj, në këto 54 vite punë pa ndërprerje.

“Njëri është libër profesional për përllogaritjet, korrelacionet. Në përllogaritjet paraprake sa mund të kushtojë themeli, vepra, etj., i duhen disa parametra. Kërkon qetësi dhe punë 5-6 orë në ditë ku do të nxjerrësh vlerat matematikore, etj.. Ndërsa libri tjetër është shpirtëror, që t’u lë fëmijëve dhe nipërve e mbesave një kujtim për lidhjen time me Todin, që kemi shkuar aq mirë bashkë deri ditën që u nda nga jeta”.

Dashuria që e ka lidhur për disa dekada me bashkëshortin e saj, Todi Bozo, regjisori i famshëm, duket se ka qenë dhe është akoma frymëzimi për të vijuar punën e saj shkencore. Prej dy vitesh i mungojnë lulet e narcizit që Todi nuk harroi kurrë t’ia sillte në përvjetorët e martesës, por fotoja e tij e madhe në dhomën e pritjes i bën akoma shoqëri.

Bozo ka qenë pjesë e Byrosë së Ndërtimit në fakultetin e Inxhinierisë ku janë projektuar disa godina në Tiranë, kryesisht godinat e fakulteteve të Universitetit të Tiranës. Ajo ka qenë gjithmonë e gatshme të japë ekspertizën e saj, por në 30 vitet e shtetit pluralist shqiptar kur ndërtimet kryesisht në qendrat e mëdha si Tirana dhe Durrësi morën një hov të madh Luljetës nuk iu kërkua kurrë një mendim. Dhe as tani, kur mediat mbajnë radhë për ta ftuar në studio, dhe ajo nuk thotë jo askujt, akoma nuk ka marrë një telefonatë nga institucionet shtetërore që t’i bashkangjitet grupeve të ekspertëve që po inspektojnë dëmet e tërmetit.

Po nuk ështe hera e parë që ajo e ka përjetuar këtë neglizhencë. Ajo më e dhimbshmja ka qenë largimi nga puna në vitin 2010 nga fakulteti ku kishte kaluar 45 vitet e jetës së saj dhe kishte dhënë një kontribut të pamatshëm.

“Unë e njoftova vetë dekanin se me datë 2 tetor mbush moshën e pensionit sipas ligjit, por shpreha dëshirën që të vijoja të jepja mësim, të paktën edhe një vit në programin e doktoraturës së gjeoteknikës, pasi e kisha krijuar vetë gjithë programin. Unë prisja një përgjigje dhe më 4 tetor shikoj sekretaren e dekanit që ishte shumë e shqetësuar. Ajo më tha kam një shkresë për ty, por më vjen turp të ta jap, me gjithë këtë eksperiencë e kontribut që ke dhënë ti këtu duhet të ta japë rektori ose dekani. Ma jep ta lexoj i thashë ska rëndësi. Aty shkruhej ; me 2 tetor mbushni 68 vjeç, në 4 tetor ndërprisni marrëdhënien financiare për efekt pension pleqërie. Më ra tavani në kokë. As një pastrueseje nuk i thuhet kështu. Mbledh kolektivin e vogël, një tufë me lule dhe thua na detyron ligji, megjithatë nëse ti dëshiron vazhdo të japësh mësim”.

Tronditja nuk i zgjati as disa ditë pasi universiteti Epoka e ftoi të jepte mësim duke e mirëpritur ashtu siç e meritonte një pedagoge me titullin profesor. Bozo vijon të japë mësim sot e kësaj dite në universitetin Polis.

Kaosi i ndërtimeve të reja

Duke përcjellë shqetësimin e mijëra banorëve të Tiranës që vrapuan në rrugë pas tërmeteve që ranë këto ditë e pyesim profesoreshë Bozon për sigurinë e ndërtimeve të reja në këtë qytet që kanë krijuar lagje të reja në dy dekadat e fundit. Sipas saj ka një gafë të madhe në gjithë këtë fluks ndërtimi; ato janë bërë pa një plan urbanistik.

“Gjithë gafat kanë filluar sipas meje që nga mungesa e një planifikimi urban për të gjitha qytetet. Pra nuk ka një plan që të përcaktojë si organizohen këto ndërtime, ku do të jenë zonat e reja ku do të ndërtohen, me çfarë lartësie, me çfarë gjërësie rruge, ku do të jetë sistemi i kanalizimeve. Ka qenë Tirana vetëm në qendër, tani u zhvillua u hap dhe në periferi dhe tani po del akoma më tej, pra janë disa rathë që janë zhvilluar. Po me çfarë plani janë zhvilluar? Edhe kur ka pasur ka qenë një plan shumë kaotik që nuk e kuptonte njeri”– thotë ajo.

Por Bozo beson se ndërtesat e reja janë të sigurta nëse kanë ndjekur hapat e duhur të sigurisë.

“Ndërtimet e reja në Tiranë janë shumë të sigurta nëse janë respektuar 3 hapa; E para, kanë marrë informacion shumë të saktë për ndërtimin gjeologjik dhe reagimin sizmik, që janë të detyruar t’i marrin, por ka shumë raste që investitori ndërhyn në punën e konstruktorit dhe i thotë pse do paguaj unë kaq lekë për ndërtimin gjeologjik, bëjë dhe ai konstruktor që tutet se mos i heq rrogën, po ai nuk duhet të shkelë në profesion dhe duhet t’i mbushë mendjen investitorit. E dyta, inxhinieri që bën zbatimin dhe që punon ngushtë me inxhinierin që merret me nëntokën me pjesën nëntokësore të objektit, gjeoteknikun. Të dy bashkë duke marrë krijimin e arkitektit e bëjnë zgjidhjen shumë të saktë dhe s’ka asnjë problem. Tani vjen hallka e tretë, që janë banorët. Disa janë të papërgjegjshëm dhe ndërhyjnë tek muret. Nëse heqin muret në katin e parë e çojnë objektin në kolaps. Po ashtu nëse ndërhyjnë tek kolonat”.

Në fjalët e profesoreshë Bozos vetëm vend për pesimizëm nuk ka pavarësisht se shqiptarët sot jetojnë në një ankth të përgjithshëm nga lëkundjet.

Ajo beson se njeriu duhet të jetojë me natyrën dhe ta respektojë atë dhe tërmetet janë pjesë e natyrës.  “Godinat kanë një jetëgjatësi, 100-150 vite, duke parashikuar 2-3 tërmete të fortë sepse inxhinieri më i zgjuar nuk jemi ne inxhinierët, po është materiali i ndërtimit dhe ai nuk na i ka treguar të gjitha sekretet. Megjithatë banorët e Tiranës i kanë bërë shtëpitë me qerpiq dhe janë 300-vjeçare ose kemi ura dhe kështjella shumë shekullore”, thotë ajo.

E lëmë Bozon duke dhënë një intervistë për Zërin e Amerikës, ndërsa e bija, arkitekte e telefonon për t’i thënë se bashkë me të do t’i bashkangjiten një grupi ekspertësh që do të verifikojnë objektet e rëndësisë së veçantë që janë shkollat dhe kopshtet. Më në fund dikush është kujtuar që ta ftojë të japë ekspertizën e saj në këto momente kaosi kur të gjithë kërkojnë pak siguri./ Mapo.al

Tags: Luljeta bozo
Previous Post

SHIFRAT/ Bilanci i termetit, mijera pallate dhe shtepi te shembura dhe demtuara

Next Post

Rama, presion me letra Bashes te nderprese takimet ne zonat e demtuara nga termeti

droni

droni

Next Post
VIDEO/Rama mban gjallë shpresat për negociatat: Po nisem në Bruksel të kërkoj mbështetje

Rama, presion me letra Bashes te nderprese takimet ne zonat e demtuara nga termeti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.