Kryetari i PD, Lulzim Basha ka thirrur neser nje takim me ekspertet me te mire te vendit. Takimi do te mbahet në orën 18:00, në selinë e PD.
Kryetari Basha do të zhvillojë një takim me ekspertë të emergjencave civile; me inxhinjerë, arktitektë dhe ekspertë të fushës së ndërtimit; ish drejtues në nivel qendror dhe lokal te emergjencave civile dhe institutit te ndertimit; ish – kryetar bashkishë, ish-prefektë, etj.
Takimi do te kete per qellim marrjen e ekspertizës më të mirë nga ekspertët, me qëllim që t’i vijmë në ndihmë qytetarëve të prekur nga tërmeti – Si është menaxhuar situata nga autoritetet, çfarë mungon dhe duhet të bëhet urgjent, si dhe vlerësimi i mënyrave më të mira për të kapërcyer situatën dhe për të garantuar sa më shpejtë Rinderrimin.











