Pas tërmetit të fuqishëm që goditi Durrësin, një pjesë e mirë e godinave të qytetit kanë pësuar dëme të mëdhaja e si pasoja janë bërë pothuajse të pabanueshme.
Një prej tyre eshte dhe një kompleks, në dukje i sapo ndërtuar viteve të fundit, i cili ka pasoja serioze dhe që nxjerr në pah cilesine e ndërtimeve në Durrës.
Ne kete kompleks, dyshohet se jetojnë 157 familje, por pamja që sot ofron ky kompleks banesash eshte krejtesisht ndryshe, i braktisur dhe sikur të jetojnë fantazmat.
Në pamjet që siguron DRONI.al, kompleksi i madh nuk i ka kolonat në katet sipër, por ka vetem kolonat e krisura dhe dëmtuara në katin e parë. Ndërkohë në katet e tjera, vihen re copa suvaje, betoni dhe muresh të rëna çka kategorikisht e cilësojnë kete pallat të pabanueshëm me minimum të sigurisë në ndërtime.

//DRONI.al/











