Një tërmet tjetër I fortë prej 5 shkallë të Rihterit goditi Tiranën dhe Durrësin në orën 24.00 të së enjtes 28 nëntor. Epiqendra e tij ishte 20 km nga Tirana në një fshat të Durrësit.
Thellësia ishte 10 km.
Tërmeti u shoqërua me 2 goditje të forta të menjëhershme njëra pas tjetrës, e mjaftueshme për të nxjerrë sërish banorët nga shtëpia në rrugë.
Ky ishte tërmeti I tretë këtë mbrëmje por edhe më I forti.
Nga ora 21 kishte një lëkundje prej 3.7 ballësh.











