Tjetër grabitje është shënuar gjatë orëve të natës duke u gdhirë 31 tetori. Këtë herë në rrugën nacionale Krujë-Krastë. Tre persona të maskuar dhe me armë kanë kërcënuar punonjësit e një karburanti ku i kanë marrë lekët e xhiros, rreth 10 000 lekë. Autorët janë larguar më një mjet tip Audi A 3, ngjyrë gri e errët, me targa AA 771 JG.











