• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

HETIMET/ Kalimi i hashashit përmes Greqisë, “truri” i rrjetit trafikant një shqiptar

admin by admin
31 October, 2016
in Global Image
0
HETIMET/ Kalimi i hashashit përmes Greqisë, “truri” i rrjetit trafikant një shqiptar
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Finalja” e hetimit disamujor të policisë të koduar “Anavasis”, u arrit më 20 tetor në Afidhnes. Pak pas orës 12:00 të mesditës, policë të Njësisë Antidrogë hynë në një magazinë në kilometrin 29 të rrugës së vjetër nacionale Athinë­Lamia dhe gjetën të fshehura 1 ton 669 kg hashash.

Ndjekja kishte nisur disa ditë më parë, ndërkohë që ndërhyrja u bë më pas, teksa brenda u gjeten tre pjesëtarë bazë të rrjetit. Mes tyre, përmendet 46­vjeçari nga Himara me inicialet A.Dh, si “truri” i rrjetit të narkotrafikut, sipas burimeve policore. Nga dëshmitë e të arrestuarve rezultoi se hashashi, pasi të ndahej në pako, do dërgohej me furgona frigoriferike në Gjermani, Belgjikë dhe Holandë, ndërkohë që një pjesë do dërgohej në vendet skandinave. Droga, me vlerë rreth 7 milionë euro, ishte sjellë gradualisht nga Shqipëria në Greqi, javën e fundit para arrestimeve. 46­vjecari konsiderohet “lojtar” i ashpër në trafikun e hashashit nga Shqipëria në Europën Qendrore, dhe zotëron një kompani të transportit ndërkombëtar në Europë. Në dokumentet e dosjes hetimore, thuhet se 46­vjecari vepron në vende të Bashkimit Europian, ndërkohë një burim policor deklaroi se për çështjen kanë shfaqur interes agjenci të antidrogës të Belgjikës, Holandës, Spanjës dhe Francës. Bashkëpunëtorët e tij nuk pranojnë se ai ka kompani kamionësh, gjë për të cilën ka patur dyshime, dhe thonë se në 5 vitet e fundit, ai jeton në Holandë dhe punon në lavazh makinash. Në dëshminë e tij, nuk pranoi se ishte “truri” i rrjetit, por pretendoi se merrte urdhra telefonike nga një shqiptar që quhet “Jani”, në Holandë.

Arrestimet e 20 tetorit përbëjnë vazhdimin e hetimit të koduar “Anavasis” që nisi në 2015. Përmbajtja e hetimit përshkruhet në dokumentin sekret të përgatitur në dhjetor nga kreu i Drejtorisë së Antidrogës, Kostandinos Panagiotopoulos, dhe “objekt i hetimit është informacioni për organizimin e veprimtarisë në transportin e kanabisit dhe kokainës nga kamionë të transportit ndërkombëtar të regjistruara në Bullgari dhe Austri”. Në të njëjtin dokument, drejtuar Prokurorisë së Shkallës së Parë të Athinës, u vu në dukje se anëtarët e rrjetit krijuan shoqëri virtuale të transportit në Greqi, Bullgari, Austri dhe Holandë, përmes të cilave sigurohet kalimi i drogës. Pjesa e parë e hetimit përfundoi në Maj 2016 me arrestimin në Zakyntho të grekëve dhe shqiptarëve që u përfshinë në tentativën e transportit të rreth 650 kg hashash nga Shqipëria në Norvegji përmes Greqisë, në një kamion me portokalle.

Si “truri” i transportit u përshkruan nga policët grekë: 50­vjecari shqiptar Dhimitër P., banues në Belgjikë, pronar i një kompanie transporti në zonën e Zaventem në Bruksel, dhe shqiptari Klement B., 46­vjec, që kishte veprimtari në Sarandë, Shqipëri. I pari u zbulua në verë nga policia belge, përmes informacioneve që dha një nga të arrestuarit në Zakyntho. I dyti, i njohur në shtyp si “Eskobari i Ballkanit”, kërkohet me urdhër arresti ndërkombëtar dhe dyshohet se fshihet në Shqipëri. Ky i fundit refuzon se ka biseda të koduara me trafikantë droge dhe akuzon autoritetet greke se nuk i kanë dërguar dosjen hetimore prokurorëve shqiptarë. Njëkohësisht, publikime në shtypin shqiptar thonë se 46­vjeçari është i pranishëm në veprimtari shoqërore, ndërkohë që burime për “Kathimerini” thonë se disa ditë më parë Tiranën e vizituan oficerë të DEA­s amerikane me qendër në Athinë.

Në konferencën për shtyp që u zhvillua për sekuestrimin e 1.5 ton hashash në Afidhnes, oficerë të policisë greke shprehën dyshimin për përfshirjen në këtë çështje të 46­vjecarit të kërkuar. “Po hetohet lidhja me çështjen e Zakynthos” deklaruan oficerët. Por ai vetë e refuzon, duke deklaruar se në dosjen hetimore nuk përmendet fare emri i tij. Një burim policor ndërkohë, zbuloi për “Kathimerini” se kërkimet rreth kompanive të transportit të përfshira në rrjet, zbulojnë lidhje mes dy çështjeve. Rol kyç në zhvillimin e hetimeve duket se përbën sekuestrimi në Prill 2015 në Britaninë e Madhe të 23 kg kokainë në një furgon që i përkiste një kompanie që kontrollohej nga rrjeti. (BalkanWeb)

Previous Post

Secili nga ju do të dëshironte një shtëpi të tillë!

Next Post

Mbretëresha e prostitucionit në Ballkan: Jeta ime është tmerr, kur isha dhjetë vjeç babai im…

admin

admin

Next Post
Mbretëresha e prostitucionit në Ballkan: Jeta ime është tmerr, kur isha dhjetë vjeç babai im…

Mbretëresha e prostitucionit në Ballkan: Jeta ime është tmerr, kur isha dhjetë vjeç babai im…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.