Një ngjarje e rëndë ka tronditur mesditën e sotme kryeqytetin. Një turiste e huaj rreth 40 vjeç dyshohet se është hedhur nga tarraca e hotelit, ku ajo po qëndronte. Burime të policisë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:10, në Bulevardin “Zogu I”, tek Hotel “Tirana Internacional”.
E plagosura, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ende nuk dihen motivet e këtij incidenti, por policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.












