Janë nxjerrë nga pallati 6 katësh dy viktima të thera Dolora dhe Klaus Reci. Ndërkohë pak më herët është nxjerrë nga rrënojat edhe Roza Meçaj, nënës së 30-vjeçares Diena Meçaj që humbi jetën dje në spital vetëm pak minuta pasi u arrit të nxirrej e gjallë nga rrënojat.
Më herët ishte nxjerrë e pajetë edhe vajza e Dienës, 8 vjeçe.
Ndërkohë babai i Dienës është i plagosur. Familja Karanxhaj ka pësuar një tragjedi te vërtetë, duke qenë se pak kohe më parë Diena kishte humbur bashkëshortin.
Një tjetër trup i pajetë është identifikuar në gërmadhat e vilës së familjes Lala në zonën e ish-Kënetës.
Paraprakisht dyshohet se trupi i përket Marjeta Lalës, por ende nuk ka konfirmim zyrtar.

Ekipet e kërkim-shpëtimit po punojnë për nxjerrjen esaj nga gërmadhat.
Deri tani nga Ministria e Mbrojtjes raportohet për 29 persona të vdekur dhe me qindra të plagosur.












