Degët me të preferuara nga të rinjtë, si farmacia, gazetaria apo arkitektura për herë të parë do të mbetet me kuota të paplotësuara, pasi nuk ka kandidatë.
Rektori i Universitetit Politeknik, Andrea Maliqari, thotë se tejzgjatja e procesit çoi edhe në krijimin e vendeve bosh.
Ky proces nuk dogji vetëm studentet por edhe universitetet, buxhetet e të cilëve reduktohen në rastet e kuotave të paplotësuara.
Në përfundim të procesit të regjistrimeve në datën 1 nëntor, rektorët dhe dekanët do të mblidhen për të vendosur se çdo të ndodh me të gjitha kuotat e mbetura bosh, për të cilat nuk ka më as kandidatë./ tv klan












