Tërmeti i tmerrshëm i mëngjesit të sotëm nuk ka kursyer as ndërtesat e vjetra të cilat datojnë prej shekujsh.
Vijnë raportime dhe nga monumentet e kulturës dhe siç shihet në foto është kalaja e Durrësit. Edhe pse mbijetoi prej shekujsh, kjo kala nuk perballoi dot betonizimin e qytetit, ndërsa kete herë nuk perballoi dhe tërmetin.

Muri rrethues i kalasë është shembur thuajse në tërësinë e vet. Në foton që shohim është vec një pamje, por duket se rrënimi është thuajse nga të gjitha anët.
Kalaja e Durrësit u ndertua nga Perandori i Perandorisë Bizantine Anastasi, në shekullin e V-të, që e ka origjinën nga durrësi. Riparimet e mureve janë kryer që nga tërmeti shkatërrimtar i 1273.
//DRONI.al/












