Një autobus i linjës “Kamëz – Qendër Tiranë” është përfshirë nga flakët teksa ishte në lëvizje në zonën e Bathores.
Shoferi ka ndaluar autobusin për të zbritur udhëtarët, derisa erdhi zjarrfikësja për të shuar zjarrin.
“Isha në urbanin e Kamzës tani dhe ai mori flakë, e dalluam që diçka nuk shkonte, sepse po vinte erë e rëndë, por vetëm kur doli flaka nga jashtë shoferi e ndaloi. Fatmirësisht zbritëm në kohë dhe nuk pati të lënduar, por u tmerruam sepse i gjithë urbani u dend në tym dhe mezi dolëm jashtë, sepse të gjithë ishin të frikësuar deri në palcë”, tha një qytetar për JoQ.











