• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kompania e Zamir Manes lë pa bukë kreun e sindikatës së minatorëve, protesta në Bulqizë

droni by droni
25 November, 2019
in Kronika, Kryesore
0
Kompania e Zamir Manes lë pa bukë kreun e sindikatës së minatorëve, protesta në Bulqizë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Sami Curri/Birn

Dhjetra minatorë dhe anëtarë të Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës protestuan të hënën në mëngjes, para hyrjes së minierës së kromit në Bulqizë që administrohet nga kompania Albchrome. Protesta u organizua pas shkarkimit nga puna në këtë kompani të kreut të Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, vetëm pesë ditë pas prezantimit publik të sindikatës.

Minatorët e quajtën të turpshëm vendimin e kompanisë, ndërsa e akuzuan atë për presione ndaj themeluesve të tjerë të sindikatës. Përfaqësues të sindikatës të Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës i bën thirrje kompanisë Albchrome, që të tërhiqet nga vendimi i shkarkimit, pasi në të kundërt protestat do të ishin pa afat.

Ndërkohë Roland Kurti nga Inspektoriati Shtetërorë i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore për qarkun Dibër, i tha BIRN se për rastin e shkarkimit nga puna të kreut të sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, Elton Debreshi, ka nisur inspektimi dhe verifikimi i nevojshëm. Inspektoriati bëri një takim me drejtuesit e sindikatës dhe po ashtu mori dëshmi rreth asaj që kishte ndodhur.

BIRN kontaktoi edhe me drejtuesin vendor të kompanisë AlbChrome në Bulqizë, Petrit Cara lidhur me protestën e minatorëve, por ky i fundit refuzoi që të jepte një qëndrim. Më herët Albchrome mohoi se shkarkimi apo thirrja e themeluesve të sindikatës në Tiranë kishte të bënte me sindikatën.

Në një njoftim shpërndarë për mediat, Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës deklaroi se shkarkimi i kryetarit të saj është një akt i paligjshëm dhe i pavlefshëm. “Akt ndërhyrjeje në funksionimin e Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, nëpërmjet veprimeve diskriminuese kundër Kryetarit të Sindikatës.” thuhet në reagim.

Në njoftimin e sindikatës thuhet se protestat do të vazhdojnë deri sa të anulohet vendimi për shkarkimin nga puna të Kryetarit të Sindikatës, Elton Debreshi, gjithashtu edhe ndalimin e ndërhyrjes në aktivitetin e kësaj Sindikate, që po vazhdon edhe me thirrjen në takime të ngjashme në Tiranë të dy anëtarëve të Këshillit Sindikal, përkatësisht Z. Behar Gjimi dhe Z. Beqir Duriçi.

Albion Kola, punëtor në AlbChrome u shpreh se sot janë vetëm minatorët, ndërsa nesër do të vijnë edhe familjarët. “I madh dhe i vogël këtu do të jenë. Po nuk punuam ne as familjet nuk kanë çfarë të hanë. Nëse ata nuk marrin masat e nevojshme për Eltonin dhe shokët e tjerë, nesër e çdo ditë do të jemi edhe më shumë.” Deklaroi Kola në fjalën e tij.

Ndërkohë Behar Gjimi, një nga punëtorët e thirrur në Tiranë në zyrat qendrore të kompanisë AlbChrome pjesë e Balfin Grup, i tha BIRN se komunikime të tilla janë të lidhur me aktivitetin sindikal. “Se marr vesh pse na thirrin. Unë mungesa nuk kam bërë, madje mund të them që kam dy ditë më shumë punë. Këto janë sorollatje dhe presione vetëm e vetëm se unë e shumë shokë të mi jemi në grupin e themeluesëve të sindikatës”, tha Gjimi.

Minatorët në protestën para zyrave të kompanisë shprehën pakënaqësi të shumta me kompaninë Albchrome, për kushtet e punës, pagat dhe premtimin e pambajtur nga qeveria për statusin e minatorit. Minatorët po ashtu kontestuan sindikatën e vjetër.

Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës është themeluar dhe njohur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë më 15 tetor. Në 17 Nëntor 2019, në qendër të Bulqizës u organizua edhe shpallja e kësaj Sindikate me pjesmarrjen e kryetarit të Sindikatës  Elton Debreshi, themeluesve dhe anëtarëve të saj. Por vetëm pesë ditë pas shpalljes së Sindikatës, shoqëria Albchrome sh.p.k, thirri Debreshin në takim me qëllim diskutimin e etikës në vendin e punës dhe mungesave të konsideruara nga shoqëria si të pa justifikuara, ku ju komunikua edhe shkarkimi nga puna.

“Një vendim i tillë ka ardhur për faktin se unë jam zgjedhur në krye të një sindikate të re, të pakontrolluar nga kompania. Ajo është minierë gjaku. Minatorëve të Bulqizës ju ka ardhur laku në fyt. Nuk do na trembin se largojnë mua nga puna dhe bëjnë presione ndaj punëtorëve të tjerë, themelues të sindikatës”, tha Debreshi për BIRN.

Kushtetuta e Shqipërisë u njeh punëtorëve të drejtën të bashkohen në sindikata për të mbrojtur interesin e tyre. Po ashtu Kodi i Punës ka marrë parasysh mundësinë e presioneve dhe ia ndalon kompanisë që të ndërmarrë masa represive ndaj sindikalistëve, përfshi shkarkimin, masat disiplinore, uljen në detyrë e të ngjashme.
Kromi është minerali më i rëndësishëm i Shqipërisë nga pikëpamja ekonomike. Aktualisht ka rreth 110 kompani të licencuara për të shfrytëzuar rezervat e kromit në zonën e Bulqizës, eksportet e së cilit arrijnë në rreth 100 milionë euro në vit.

Ndërkohë punonjësit në këtë industri mbeten ndër më të rrezikuarit. Dhjetra prej tyre humbin jetën çdo vit ose plagosen në punë. Por pavarësisht bilancit tragjik të viktimave, asnjë drejtues kompanie nuk është ndjekur penalisht gjatë viteve të fundit.

Tags: albcrohmezamir mane
Previous Post

Berisha: Dvorani bëri 5 vjet gjyqe me djalin e tezes në panel

Next Post

Berisha tregon sa ka bërë pigmenti i betonit të vilës së Surrel

droni

droni

Next Post
Berisha tregon sa ka bërë pigmenti i betonit të vilës së Surrel

Berisha tregon sa ka bërë pigmenti i betonit të vilës së Surrel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.