• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Bulqizë, krom dhe varfëri ekstreme, mish hanë vetëm për Bajram

admin by admin
31 October, 2016
in Kronika
0
Bulqizë, krom dhe varfëri ekstreme, mish hanë vetëm për Bajram
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nëntoka e Bulqizës është e pasur me mineralin e kromit. Por, banorët që jetojnë mbi tokë, varfërohen dita-ditës. Fitimet nga “uri i zi” transferohen në Tiranë, Durrës dhe jashtë vendit. Mungesa e investimeve e ka bërë qytezën, e shtrirë mes dy maleve, në një vend të pabanueshëm.
“Fiks Fare” udhëtoi në Bulqizë, duke folur me qytetarë dhe minatorë, të cilët kanë një ankesë: qyteti është në varfëri ekstreme. Miniera është e vetmja mundësi mbijetese. Edhe bizneset e tjera janë në shërbim të saj. Aktualisht, në miniera janë të punësuar 1556 punonjës, që mbajnë rreth 1/3 e të gjithë banorëve të zonës. Shumica e familjeve në Bulqizë kanë nga një ose dy minator.
Guri Koçi ka një biznes familjar në Bulqizën e vjetër. Ai ka një bilardo.
“S’mund të jetohet në Bulqizë. Punojmë me lista. Të gjithë në Bulqizë i kanë borxh njëri-tjetrit. Zyrtarët vjedhin dhe ikin, kujtohen vetëm kur ka zgjedhje”, thotë Guri.
“Klientët” e tij janë disa shtetas nga Kina, të cilët punojnë në minierë. Ata përshëndesin ekipin e “Fiks Fare” me “Nihaooo…”. Ndërkohë, dy pensionistë, në lokalin e Gurit po luajnë shah. Njerëzit kanë ikur dhe vazhdojnë të ikin nga Bulqiza, tregojnë ata.
Pak metra larg biznesit të Gurit ndodhet një market. Pronarja, me mllef, tregon listën e borxheve.
“Edhe bukën e jap me lista”, thotë ajo.
Njësoj si të rriturit, edhe fëmijët e kalojnë kohën e lirë në lokale. Lekët e nxjerra nga mbledhja e kromit, ata i shpenzojnë në bilardo.
“Mbrëmë mblodha krom. Lekët i çoj në shtëpi. Babai im punon minator dhe unë dua të bëhem minator”, thotë 10-vjeçari.
E gjithë jeta në Bulqizë varet nga miniera. Nëse çmimi ndërkombëtar rritet, atëherë edhe të ardhurat e fëmijëve, apo atyre që mbledhin krom në stoqe shtohet. Por, nëse për ta “fitimet” janë deri në 15 mijë lekë të vjetra, të ardhurat për firmat që operojnë në zonë, koncensionari apo të tjerat, llogaritet në dhjetëra miliarda lekë.
 

Mish, vetëm për Bajram

Minatorët mblidhen çdo ditë në Bulqizë dhe rreth orës 07:00 shkojnë në miniera. Me vete marrin bukë dhe qumësht, ndërsa të gjithë, me zë apo nën zë, pranojnë se vetëm mbijetojnë. Një minator u tregon ekipit të “Fiks Fare” se është vet i 7-ti në familje dhe mezi mbijeton.
“Punoj për fundin e 15-ditëshit”, thotë ai.
Një tjetër, 63-vjeçar shpjegon ndryshimet mes komunizmit dhe demokracisë; e njëjta punë, me të njëjta kushte, punë me normë.
“Punojmë për një copë bukë thatë”, shprehet ai. Puna në minierë zgjat mesatarisht 8 orë. Minatori, ose grupi i tyre, duhet të kapë një normë. Paga është në varësi të vështirësisë së punës.
“Edhe pas 30 vitesh punë, nuk kam ndërtuar një shtëpi. Jetoj në varfëri, thotë minatori Astrit Alliu, ndërsa shton se, mish hamë vetëm për Bajram. Nuk na del rroga, paratë e minierës transferohen në Tiranë dhe Durrës”.
Ai shton se zyrtarët apo ata që e kanë minierën nuk investojnë në Bulqizë, duke e lënë qytezën në varfëri ekstreme.
Minatorët janë ndeshur në indiferencën e strukturave shtetërore, por edhe nga koncensionari që ka kontrolluar minierën për vite me radhë. Sindikatat kanë qenë të pafuqishme për të vënë në vend të drejtat. Ata janë larguar nga puna, por edhe proceduar penalisht. Ish-kreu i Sindikatës, Dilaver Përkoxha tregon vuajtjet e minatorëve: “Nuk ka një sindikatë, minatorët janë lënë në harresë”.
Aksidentet në punë janë një tjetër problematikë për minatorët. Margarita Peti, një 29-vjeçare tregon për “Fiks Fare” se në minierë ka humbur bashkëshortin.
“Mbaj familjen vetëm duke mbledhur skrap. Në një ditë nxjerr 5-6 mijë lekë të vjetra. Nuk më dalin për asnjë gjë. Shteti nuk më ka dhënë shtëpi, jetoj me qira. Marr një ndihmë prej 100 mijë lekësh (të vjetra) dhe ndihmat e vetme janë të disa shoqatave”, shprehet Margarita.
Më pas shton se bashkëshorti ka punuar në një galeri private.
“Ditën e aksidentit nuk e kam parë fare. Pronari e ka mbyllur me policinë që atë ditë. Nuk e di çfarë u bë në prokurori dhe gjykatë, na ka dhënë vetëm 15 milionë lekë të vjetra”, vijon ajo.
 
Pallati i mjerimit
Ekipi i “Fiks Fare” shkoi në godinën që njihet si “pallati i punëtorëve”, i ndërtuar në vitin 1989 dhe pas ardhjes së demokracisë u bë strehë e familjeve të varfra. Aktualisht, ky pallat është cilësuar në zonë si “pallat mjerimi”. Në të jetojnë 30 familje dhe kushtet janë të mjera. Varfëria bën që energjia elektrike të mungojë në disa hyrje, lagështira është tepër e madhe, ndërsa fëmijët luajnë sipër pluhurit dhe inerteve që gjenden në dhoma të braktisura apo në katin e parë që tashmë është kthyer në burim infeksioni.
“Fiks Fare” shkoi në një familje, ku një foshnje 8-muajshe nuk ka parë elektricitet në shtëpinë e saj për asnjë ditë, edhe pse kabllot elektrikë janë të varur në mënyrë të rrezikshme ngado. Tualeti i familjes është i përbashkët me një tjetër familje dhe lagështira është tepër e madhe.
Ndërkohë, një pjesë e tarracës së “pallatit të mjerimit” është shembur, ndërsa një e moshuar tregon peripecitë e jetës. Një kabinë elektrike është burim rreziku për fëmijët që luajnë në këtë zonë, ata pranojnë se kanë hyrë brenda saj dhe i ka dridhur korrenti. /Top Channel/

Previous Post

Tërmetet, ja zonat më të rrezikuara në Shqipëri

Next Post

Idrizi “ngre pazarin”: Jemi të hapur për çdo koalicion në 2017

admin

admin

Next Post
Idrizi “ngre pazarin”: Jemi të hapur për çdo koalicion në 2017

Idrizi “ngre pazarin”: Jemi të hapur për çdo koalicion në 2017

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.