Një 22-vjeçar aksidentalisht është vetëplagosur me një armë gjahu të cilën e dispononte pa leje. Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se është ndaluar Oldian Kalemi, 22 vjeç, banues në Sarandë.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në vendlindjen e tij, në fshatin Zhapokikë, Memaliaj, ku i riu nga shkrehja e armës është vetëplagosur aksidentalisht në këmbë. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e gjahut. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.












