Gjykata Kushtetuese shpalli vendin bosh sot nje dite pas shkarkimit te Besnik Mucit. Ajo i ka nisur nje leter Presidentit ku e njofton per shkarkimin e anetarit nga ana e KPA.
Një ditë më parë KPA-ja vendosi që të shkarkojë Besnik Muçin nga detyra, duke e nxjerrë jashtë sistemit të drejtësisë.
Pas këtij vendimin, anëtari i Gjykatës Kushtetuese fillimisht reagoi duke thënë se ai ishte vettuar si prokuror.
Por pas 24 orësh nga ky vendim, edhe presidenti Ilir Meta i ka kërkuar atij që të rishikojë vendimin e marrë.
Edhe Gjykata Kushtetuese nuk ka ndenjur ‘duar kryq’. Mesditën e sotme e ka hequr Besnik Muçin nga lista e anëtarëve, duke nxjerrë vetëm 4 emra që janë anëtarë të Kushtetueses, siç edhe shikohet në fotot mëposhtë.
Gjithashtu po sot Gjykata Kushtetuese ka njoftuar presidentin për vakancën e krijuar.











