Policia ka dhënë informacionet zyrtare pas alarmit për bombë në qender të Tiranës.
Sipas njoftimit, nuk ka vend per panik, pasi ne çantën e dyshuar jane gjetur sende personale.
Njoftim nga policia
Në lidhje me çantën e konstatuar në asfalt, në rrugën “Dedë Gjo Luli” , ku dyshohej se brenda saj mund të kishte lëndë plasëse ju informojmë se:
Pas mbritjes në vendngjarje të ekspertëve antieksplozit, është bërë kontrolli i saj ku rezultoi se brenda saj nuk kishte lëndë eksplozive por sende personale pune.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo çantë është lënë gabimisht në rrugë.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
//DRONI.al//











