Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Shkodër ku kanë mbetur të lënduar disa persona.
Siç duket dhe nga pamjet, njëra prej makinave të aksidentuara ka dalë jashtë rruge dhe është kthyer përmbys në fushën ngjitur me rrugën.

Mësohet se personat që ndodheshin në autoveturë kanë marrë dëmtime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.
//DRONI.al/












