Daily Mail ka publikuar një artikull, ne te cilën “demaskon” princin e Britanisë, duke i zbuluar skandalet e tij me femrat.
Këtë herë, mediat botërore kanë shpërndarë fotot e tij, teksa feston Halloween në mënyrë të çmendur. Në artikull thuhet se ai është parë në shoqërinë e modeles Heidi Klum, të disa prostitutave si dhe të ndihmëses së e miliarderit pedofil, Ghislaine Maxwell.
Andrew u fotografua duke shijuar momentet në shoqërinë e supermodeles në një klub natë ne New Jork në tetor. Në fotot e sikletshme, krahu i djathtë i pedofilit Epstein, Maxwell shihet me një paruke bionde, ndërsa Klum shihet e mbështetur të princi dhe të tre qeshin së bashku.
Ndërsa Heidi Klum mbante në kokë një paruke të zezë dhe buzët i kishte lyer flakë të kuqe.












