Një prej mediave me te ndjekura lidhur me sportin në botë, Daily Star, ka raportuar momentin e sikletshëm kur tifozët u lagën me ujë, teksa punonjësve iu doli situata nga duart, momentin të cilin dhe DRONI.al e raportoi eksluzivisht.
Daily Star në Angli shkruan se tifozët mendonin se do binte shi, por nuk e dinin se do përballeshin me një dush të ftohtë pasi spërkatësit e stadiumit pësuan defekt.
Gazeta citon kreun e FSHF, Armand Duka, që deklaroi se gjithçka do jetë gati përpara ndeshjes.
“Ec e thuaja këtë tifozëve që u detyruan të shohin ekipin e tyre duke humbur me kampionët e botës, teksa mbanin veshur xhinse dhe bluze të lagura,” shkruan gazeta.

//DRONI.al//











