Kreu i PD-së Lulzim Basha mësohet ka vënë në tavolinë ofertën më të fundit.
Sipas kësaj oferte, ai kërkon shtyrjen e zgjedhjeve deri në fund të korrikut dhe 6 ministri nga qeveria “Rama”.
Këtë e konfirmojnë burime brenda grupit parlamentar të PD-së për “Panoramën”.
Kjo ofertë vjen edhe pas konsultimit me ndërkombëtarët, Joseph Daul, kreu i grupit të PPE-ve dhe komisioneri Hahn.
Pritet që oferta të diskutohet nesër edhe me kryeministrin Rama në tryezën e thirrur nga Presidenti Nishani.
Ndërkohë mësohet se ka përfunduar video-konferenca e Partisë Demokratike me zyrtarët e Partive Popullore Europiane, ku po diskutohej për mundësinë e futjes në zgjedhje të opozitës.











