• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Moldavi, rrëzohet qeveria proevropiane, Presidenti prorus rikthen autokracinë

droni by droni
16 November, 2019
in Kryesore, Rajoni
0
Moldavi, rrëzohet qeveria proevropiane, Presidenti prorus rikthen autokracinë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Republikën e Moldavisë është rrëzuar qeveria reformatore e Maia Sandu. Presidenti prorus Igor Dodon e ka instaluar në pushtet një skeptikë të BE. Një lajm i keq për Evropën.

Republika e Moldavisë shtrihet mes Rumanisë dhe Ukrainës. Ajo ka ngritur institucione juridike moderne, por Moldavia është një shtet në agoni. Ky vend llogaritet ndër më të varfërit në Evropë, me një shkallë të lartë të korrupsionit dhe kriminalitetit. Njerëzit nuk shohin ndonjë perspektivë të mirë socio-ekonomike. Të paktën një e treta e 3,5 milionë shtetasve të Moldavisë ka ikur jashtë vendit. Një vend pra i cili ka nevojë emergjente për reforma.

Në qershor të këtij viti është zgjedhur për herë të parë prej pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991 një pushtet, i cili nuk varej nga oligarkët, në krye me kryeministren proevropiane Maia Sandu, e cila filloi reforma të vërteta.

Pushteti dhe hija

Por eksperimenti zgjati vetëm pesë muaj. Të martën e kësaj jave (12.11.) u rrëzua qeveria Sandu. Partnerët në pushtet, socialistët, u tërhoqen nga pushteti, zyrtarisht për shkak të mosmarrëveshjeve për postin e prokurorit të përgjithshëm. Sandu dëshironte që këtë post ta ushtrojë një person i pavarur, që donte të luftonte kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Por persona nga hija e pushtetit të vjetër minuan këtë zgjedhje dhe rrëzuan qeverinë. Ata manipuluan proceset.

Qeveria Sandu ka ngritur që në fillim një “koalicion jo të natyrshëm”. Sandu përfaqëson aleancën kundër korrupsionit ACUM, që synon anëtarësimin në BE. Socialistët kanë origjinë nga forcat e dikurshme postsovjetike dhe janë pjesë e kleptokracisë në vend, me raporte të ngusha me Rusinë. E përbashkëta e tyre ishte armiqësia me oligarkun Vlad Plahotniuc, i cili në të kaluarën ka krijuar një regjim kriminal dhe është bashkëpërgjegjës për “plaçkitjen në vlerë prej miliardash” të cilat janë zhdukur nga bankat e Moldavisë. Plahotniuc dhe disa bashkëpunëtorë të tij kërkohen me fletarrest ndërkombëtar.

Diletantët në pushtet

Me kohë ishte e qartë se socialistët do të lejojnë vetëm disa reforma. Ata i frikësoheshin organeve të pavarura juridike. Ndërsa Sandu dhe ACUM ishin të vendosur për të luftuar dukuritë negative. Një e vërtetë e hidhur është edhe fakti që aleanca ACUM ëshë e përçarë. Ndaj as kjo aleancë nuk funksionon si duhet.

Personi i vetëm i fuqishëm në vend është presidenti Igor Dodon, tani jo partiak, por ai ende ka fjalën kryesore në Partinë Socialiste, të cilën e ka drejtaur dikur edhe zyrtarisht. Ai thotë se angazhohet për reforma, por presidenti konsiderohet si pengesa kryesore në këtë rrugë. Pas largimit të Sandu nga pushteti, ai ka nominuar për kryeministër një këshilltar të tij, ekspertin e financave Ion Chicu. Akoma pa kaluar 24 orë, ai u zgjodh në Parlament për kryeministër të ri – me votat e “Partisë Demokratike” të Plahotniuc-it. Mendohet se kjo qeveri do të mbetet në pushtet deri në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, në vjeshtën e vitit të ardhshëm.

Lojërat politike

Befasuese është shpejtësia e madhe me të cilën u zgjodh qeveria e re, që dëshmon se Dodoni me Partinë Demokratike kaherë kanë planifikuar rrëzimin e qeverisë Sandu. Edhe përzgjedhja është interesante, sepse kryeministri i ri Chicu ka qenë ministër i Financave në kabinetin e Plahotniuc. Shumë vëzhgues mendojnë se Moldavia sërish do të distancohet nga BE dhe do të afrohet me Rusinë. Por mbetet të shihet si do të zhvillohen gjërat konkretisht.

Ky është një lajm shqetësues për Evropën. Lojërat politike në Moldavi shikohen me sy kritik. Në lindje të vendit, në Transnistri, po zhvillohet plot tri dekada një konflikt. Atje janë stacionuar forcat e armatosura ruse. Zyrtarisht në pushtet janë komunistët ortodoksë, por në fakt sundojnë të gjitha llojet e kriminalitetit.

BE ka kërkuar prej vitesh fillimin e reformave, por pa sukses. Qeveria Maia Sandu i shpjegoi të gjitha me fjalë të thjeshta: “Hajdutët në Parlament kanë frikë nga reformat tona.”dw

Tags: moldavi qeveria
Previous Post

Horoskopi, 16 nentor 2019/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

Next Post

Mafiozët shqiptarë blejnë vajza të reja nga familje të varfra

droni

droni

Next Post
Mafiozët shqiptarë blejnë vajza të reja nga familje të varfra

Mafiozët shqiptarë blejnë vajza të reja nga familje të varfra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.