Ka patur akuza të forta për organizimin e festivalit të RTSH-së madje dhe pretendime se fituesi është i përcaktuar, ku përflitet se do të fitojë Elvana Gjata.
Pas këtyre zërave, së fundmi ka reaguar vetë Alekta Vejsiu, së cilës bashkë me Vera Grabockën u eshte besuar organizimi këtë vit. Përmes opsionit pyetje-përgjigje në Instastory, moderatorja i është përgjigjur jo vetëm fansave por edhe akuzave në drejtim të saj.
‘Presim të shikojmë korrektësi. Që besojmë se do të ketë sa të jetë në duart e tua’, ka shkruar njëri nga ndjekësit, ndërsa Alketa ia kthen: ‘Patjetër! Fitore me meritë!’.
Një ndjekës tjetër ka sugjeruar që festivali të ketë meritokraci.’Të siguroj për këtë’, është përgjigjur Alketa.

//DRONI.al’/











